Haradinaj: I tronditur nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rastit të mbrëshmëm në fshatin Jabllancië të Gjakovës ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të pllakës në një shtëpi të pabanuar. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook Haradinaj, ka thënë se ndanë dhembjen me…
Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rastit të mbrëshmëm në fshatin Jabllancië të Gjakovës ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të pllakës në një shtëpi të pabanuar.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook Haradinaj, ka thënë se ndanë dhembjen me familjet e tre fëmijëve të cilët humbën jetën.
”I tronditur nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës. Bashkëndjejmë me familjet Rama, Mehmeti e Morina, që humbën fëmijët. Zoti ju lehtësoftë dhembjen”, shkroi Haradinaj. /Lajmi.net/