Haradinaj i shqetësuar me përmasat e zjarrit në Deçan, apelon për kujdes maksimal

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas shpërthimit të zjarrit në Deçan përkatësisht në zonën e Kullës së Qelisë. Haradinaj përmes Facebook shprehu shqetësimin e tij për përmasat e zjarrit dhe për rrezikun potencial që mund të paraqes, transmeton lajmi.net. “Jam në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj,…

Lajme

09/03/2025 12:41

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas shpërthimit të zjarrit në Deçan përkatësisht në zonën e Kullës së Qelisë.

Haradinaj përmes Facebook shprehu shqetësimin e tij për përmasat e zjarrit dhe për rrezikun potencial që mund të paraqes, transmeton lajmi.net.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, dhe falë reagimit të shpejtë të komunës, ekipet e zjarrfikësve dhe shumë qytetarë vullnetarë janë mobilizuar për ta përballuar situatën”, tha Haradinaj.

Ai ka falenderuar të gjithë akterët që po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit.

“Apeloj për kujdes maksimal nga të gjithë qytetarët, sidomos ata që ndodhen pranë zonave të prekura, duke shmangur çdo veprim që mund të përkeqësojë situatën”, ka shkruar ai./Lajmi.net/