Haradinaj i reagon Qeverisë për Autostradën e Dukagjinit: Do të bëhet herë-do-kur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të qeverisë lidhur me projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren. Ai ka thënë se investimi i 90 milionë eurove vetëm për zgjerimin e rrugës ekzistuese është çmim shumë i lartë dhe mbi vlerën e tregut. “Me projektin e autostradës së Dukagjinit,…

Lajme

19/04/2024 18:05

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të qeverisë lidhur me projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren.

Ai ka thënë se investimi i 90 milionë eurove vetëm për zgjerimin e rrugës ekzistuese është çmim shumë i lartë dhe mbi vlerën e tregut.

“Me projektin e autostradës së Dukagjinit, ka qenë e paraparë ndërtimi i një autostrade të re, sipas standardeve evropiane e jo vetëm harrnimi i rrugës ekzistuese edhe me dy shirita. Investimi i 90 milionë eurove vetëm për zgjerimin e rrugës ekzistuese, është një çmim shumë i lartë e mbi vlerën e tregut, dhe nuk i kursen buxhetit të Kosovës asgjë. Përkundrazi, shpenzohen miliona euro dhe nuk zgjidhet problemi”, ka thënë Haradinaj.

Reagimi i plotë:

Deklaratat bombastike të Qeverisë sikur me projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, qeveria po ia kursen buxhetit të Kosovës 150 milionë euro, janë rrenë e kulluar elektorale.

Me projektin e autostradës së Dukagjinit, ka qenë e paraparë ndërtimi i një autostrade të re, sipas standardeve evropiane e jo vetëm harrnimi i rrugës ekzistuese edhe me dy shirita. Investimi i 90 milionë eurove vetëm për zgjerimin e rrugës ekzistuese, është një çmim shumë i lartë e mbi vlerën e tregut, dhe nuk i kursen buxhetit të Kosovës asgjë. Përkundrazi, shpenzohen miliona euro dhe nuk zgjidhet problemi.  Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herë-do-kur!