Haradinaj i reagon Kurtit pas zhvillimeve në veri: Ndalu se don me marrë në qafë këtë vend e këtë popull

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve për shpërthime në veri të vendit para zgjedhjeve lokale në katër komunat atje. Haradinaj ka pyetur kryeministrin Albin Kurti, lidhur me çështjen e targave dhe emërimin e Nenad Rashiqit në pozitën e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës. “Çka…

Lajme

06/12/2022 17:15

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve për shpërthime në veri të vendit para zgjedhjeve lokale në katër komunat atje.

Haradinaj ka pyetur kryeministrin Albin Kurti, lidhur me çështjen e targave dhe emërimin e Nenad Rashiqit në pozitën e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës.

“Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke emëruar ministra me urgjencë, qoftë duke kundërshtuar tabela… e gjithmonë duke u tërhequr si dje e si sot e duke e nxjerrë Kosovën humbëse”, i tha Haradinaj shefit të qeverisë.

Ai ka pyetur Kurtin gjithashtu nëse është duke dashur që me çdo kusht ta rrezikojë vendin.

“Ku ia ke qitë hesapin, a po don me çdo kusht me e rreziku veriun, apo je i padijshëm e s’po ka kush me të mësu! Ndalu se don me e marrë në qafë këtë vend e këtë popull!”, përfundoi Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook.