Haradinaj i indinjuar që kryetarët e komunave veriore i kanë larguar simbolet e Kosovës, kërkon nga BE dhe SHBA të ndikojnë
Kandidati për kryeministër i AAK, Ramush Haradinaj ka uruar kryetarët e Komunave që janë betuar, dhe i ka inkurajuar që të vazhdojnë punën e tyre në interes të qytetarëve. Ai është shprehur i indinjuar që kryetarët e Listës Serbe në komunat veriore i kanë larguar simbolet e Republikës së Kosovës dhe fotografinë e Presidentes Vjosa…
Lajme
Kandidati për kryeministër i AAK, Ramush Haradinaj ka uruar kryetarët e Komunave që janë betuar, dhe i ka inkurajuar që të vazhdojnë punën e tyre në interes të qytetarëve.
Ai është shprehur i indinjuar që kryetarët e Listës Serbe në komunat veriore i kanë larguar simbolet e Republikës së Kosovës dhe fotografinë e Presidentes Vjosa Osmani, shkruan lajmi.net.
Haradinaj ka kërkuar që urgjentisht t’i kthejnë ato në vendin që u takon.
“Po ashtu, edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar, BE dhe ShBA, që të ushtrojnë ndikimin e tyre që kryetarët e komunave nga komuniteti serb ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe të punojnë në harmoni me to!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij: