Haradinaj i ashpër me Kurtin, e quan “mashtrues”: Unë nuk jam i befasuar, tjerët le të mbushen mend njëherë e përgjithmonë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar sot para mediave pak minuta para se të filloj seanca e 34-të me radhë për konstituimin e Kuvendit. Ai para mediave e ka quajtur kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin mashtrues e për situatën ka thënë se po e paguajmë çmimin pasi që i kemi besuar një mashtruesi. “Për…

Lajme

19/06/2025 10:11

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar sot para mediave pak minuta para se të filloj seanca e 34-të me radhë për konstituimin e Kuvendit.

Ai para mediave e ka quajtur kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin mashtrues e për situatën ka thënë se po e paguajmë çmimin pasi që i kemi besuar një mashtruesi.

“Për mua nuk është befasi, ju e dini mendimin tim për të por edhe kjo situatë duhet të merr fund dikur. Mashtruesi nuk mundet pa kufi me u tall me një vend. Kjo pyetje duhet me iu bë mashtruesit, ka marrë shumicën e votave, po e mban peng Kosovën gjithë ne tjerët jemi peng i tij. Këto takimet, përralla piu kafe ky me atë janë veç hajgare. Një njeri është duke e mbajt peng Kosovën, po vazhdon me i bë të këqija, unë nuk jam i befasuar sepse kam deklaruar kush është ky njeri por tjerët le të mbushen mend njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Haradinaj para mediave.

Kuvendi i Kosovës po vazhdon të jetë i pakonstituuar për shkak të inateve politike mes partive të cilat nuk po arrijnë në një konsensus të përbashkët. /Lajmi.net/