Haradinaj flet me siguri: I kemi 8% – Do të punojmë për një koalicion me PDK-në dhe LDK-në

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur sot në një konferencë për media, pasi që ka përfunduar procesi zgjedhor dhe janë publikuar rezultatet e Exit-Polleve. Ai ka thënë se me daljen e sotme në zgjedhje të qytetarëve, ka fituar demokracia, ndërsa i ka falënderiar të gjithë që kanë votuar. “Për Aleancën është konfirmuar rezultati, 8%,…

Lajme

28/12/2025 20:14

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur sot në një konferencë për media, pasi që ka përfunduar procesi zgjedhor dhe janë publikuar rezultatet e Exit-Polleve.

Ai ka thënë se me daljen e sotme në zgjedhje të qytetarëve, ka fituar demokracia, ndërsa i ka falënderiar të gjithë që kanë votuar.

“Për Aleancën është konfirmuar rezultati, 8%, që është rreth 9 mandate. Këtë iu konfirmojmë me siguri nga njohuritë tona. Kuptohet, e mirëpresim rezultatin final, numërimin e të gjitha votave, atyre në vendvotime, të diasporës me postë. si i tillë, ky rezultat na bënë krenar me punën tonë.  Jemi ndodh para një situate jo të lehtë, jemi ballafaqu me partinë shtet ka pesë vjet, edhe përkundër krejt zhvillimeve që kanë nddoh në vend, po vërtetohet që bllokada 1 vjeçare e Kurtit nuk jep rezultatin e pritur prej tij”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se me rezultatet e tjera, ndodhemi në një situatë të ngjashme me atë para saj, pra rezultatet e 9 shkurtit.

“Ne jemi dakord të formohen institucionet e vendit. Të ketë Qeveri Kosova, duhet të presim një marrëveshje mes PDK-së dhe LDK-së, sepse e dimë që bllokada është shkaktuar 1 vit nga VV, por edhe nuk kemi parë një marrëveshje mes tyre për atë se kush është kryeministri.  AAK nuk qet dhe nuk ka qit kushte për opozitën, por tani është momenti të reflektojmë të gjithë. Nga ne, PDK dhe LDK e kanë një partner dhe jemi të gatshëm të formojmë shumicën. Po punojmë për një qeveri të partive AAK, PDK, LDK dhe minoriteteve joserbe për t’i dhënë shumicën vendit”, ka thënë Ramush Haradinaj.

I pari i AAK-së ka thënë se me votën e qytetarëve për AAK-në, i kanë bërë krenar, ndersa ka premtuar se besimin e votuesve do ta kthejnë në shërbim të vendit. /Lajmi.net/