Haradinaj: Familja Gërvalla u distancuan dhe kërkuan falje për deklarimin e Donika Gërvallës, e vlerësojmë si familje
Një numër i madh anëtarësh së familjes Gërvalla, përfshirë edhe vet djalin e Jusuf Gërvallës kanë qëndruar sot në shtëpinë e familjes Haradinaj në Gllogjan. Familja Gërvalla ka kërkuar falje ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Nasim Haradinaj për ofendimet e bëra gjatë deklaratave nga familjarja e tyre, ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Këtë për…
Lajme
Një numër i madh anëtarësh së familjes Gërvalla, përfshirë edhe vet djalin e Jusuf Gërvallës kanë qëndruar sot në shtëpinë e familjes Haradinaj në Gllogjan.
Familja Gërvalla ka kërkuar falje ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Nasim Haradinaj për ofendimet e bëra gjatë deklaratave nga familjarja e tyre, ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Këtë për lajmi.net, e ka konfirmuar edhe vetë Haradinaj i cili tha familja Gërvalla ka kërkuar falje dhe është distancuar nga fjalët e Gërvallës.
“Po familja Gërvalla ka kërku falje po edhe është distancu nga fjala e Donikës jo vetem për neve Haradinaj po është distancuar nga fjala për UÇK nga fjala për territoret për rajonin dhe për familjen dhe distancohen komplet prej saj”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se familja Gërvalla vlerësohet si një familje e madhe dhe patriotike, teksa ka thënë se kjo i bënë më të afrueshëm pasi kanë edhe lidhje familjare të hershme.
“Ne familjen Gërvalla e vlersojmë si familje të madhe, patriotike sepse ne kemi edhe lidhje familjare të hershme në kuptimin e patritotëve të çështjes së kombit kështu që Isman Haradinaj, Bardhosh Gërvalla e Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Metush Krasniqi kanë qenë njerz të pandashëm edhe s’mund askush t’i ndajë”, thotë Haradinaj.
Po ashtu ai thotë se UÇK-ja është vepër e Isman Haradinaj, Bardhosh Gërvalla, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Metush Krasniqi.
“UÇK është vepër ose krijesë e ktyne njerëzve prandaj UÇK është e kombit UÇK është Drenicë, UÇK është Dukagjin, UÇK është Llap, Gollak, Anamoravë dhe Preshevë, pra gjithë kombi shqiptarë dhe është edhe Plavë e Guci”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe Gërvalla gjatë javës së shkuar kishte bërë një deklaratë e cila në një tubim në Deçan i referohet disa figurave si “gjeneralë të vetëshpallur”.
“Ju e njihni të ashtuquajturin hero të Çakorrit që ju premton anëtarësim të NATO-s për tre muaj madje”, tha Gërvalla.
“Vëllezër, Kosova në NATO nuk hyn as me gjeneralë të vetëshpallur e as me katër milionë euro buxhet në vit për ushtri siç ishte më parë”, kishte thënë Gërvalla. /Lajmi.net/