Haradinaj falënderon kolegët nga diaspora për mbështetjen, i paralajmëron që në dhjetor mund të mbahen zgjedhje parlamentare
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka falënderuar kolegët nga diaspora për mbështetjen për zgjedhjet parlamentare në shkurt dhe komunalet që janë mbajtur para dy ditëve. Ai ka thënë se ata e kanë përkrahur Aleancën duke i votuar dhe duke kontaktuar familjarët dhe miqtë për ta votuar, shkruan lajmi.net. “Besnikëria juaj është e rrallë, qëndruat me…

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka falënderuar kolegët nga diaspora për mbështetjen për zgjedhjet parlamentare në shkurt dhe komunalet që janë mbajtur para dy ditëve.
Ai ka thënë se ata e kanë përkrahur Aleancën duke i votuar dhe duke kontaktuar familjarët dhe miqtë për ta votuar, shkruan lajmi.net.
“Besnikëria juaj është e rrallë, qëndruat me ne gjatë të gjitha sfidave. Haga 1, Haga 2 e sfidat e tjera, dhe nuk na latë asnjëherë vetëm, ashtu sikurse nuk e latë vetëm Kosovën në luftën e UÇK-së. Faleminderit nga zemra juve dhe familjeve tuaja!”, ka shkruar Haradinaj.
Ai i ka kërkuar që mos ta neglizhojnë rëndësinë e ditës së balotazhit, dhe të votojnë nga diaspora apo të vinë dhe të votojnë në Kosovë.
“Në dhjetor mund të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Aleanca po rikthehet fuqishëm falë edhe juve, falë angazhimit të Diasporës. Të vazhdojmë të bashkuar si asnjëherë më parë, sepse Kosova na thërret”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: