Haradinaj: E kundërshtuan projektin termocentralit “Kosova C” e tash e paguajnë megavatin afro 400 euro – Kurrë asgjë nuk qitën në dritë
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka reaguar pas mungesës së vazhdueshme të energjisë elektrike në Kosovë javëve të fundit. Haradinaj përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur këtë Qeveri të “territ” derisa ka kujtuar se si ishte kundërshtuar nga LVV projekti i kontraktuar i termocentralit “Kosova C”, “që Kosovën e bënte fuqi…
Lajme
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka reaguar pas mungesës së vazhdueshme të energjisë elektrike në Kosovë javëve të fundit.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur këtë Qeveri të “territ” derisa ka kujtuar se si ishte kundërshtuar nga LVV projekti i kontraktuar i termocentralit “Kosova C”, “që Kosovën e bënte fuqi energjetike, me arsyetimin se çmimi i megavatit prej 80 eurosh, ishte i lartë e sot e paguajnë mesatarisht ka 400 euro”.
Ai ka përmendur disa nga problemet e kësaj Qeverie në fushën e energjisë, shkruan lajmi.net.
“E kundërshtuan gazin amerikan e dolën me bajrak kundër tij; U përfshinë në tregëti të energjisë, deri me GEN-in e Beogradit dhe u vunë në mbrojtje të sekserëve të tyre si Martin Berishaj e Nagip Krasniqi, që kishin shpërdoruar miliona euro të buxhetit të Kosovës; Kur e morën pushtetin, bojshin hajgare me “bojlera e filtera”; Tash kur Kosova është në kolaps energjetik dhe kur pjesa më e madhe e vendit është në terr, mundohen ta shkarkojnë fajin te KEDS-i; E shtrenjtuan rrymën për tri herë e asgjë nuk qiten në dritë; Këta kurrë asgjë nuk qiten në dritë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: