Haradinaj dhuron të holla për Besnik Ukajn

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhuruar të holla për të ndihmuar të riun Besnik Ukaj i cili po vuan nga një sëmundje e rëndë.

Lajme

30/08/2018 17:06

Haradinaj këtë veprim tek tenda e cila është e vendosur në shesh për të siguruar para nga qytetarët e ka bërë gjersa është nisur për të marrë pjesë në marshin e organizuar në nder të Ditës Ndërkombetare të të Pagjeturve.

Besnik Ukaj, 29-vjeç, vuan nga sëmundja e Leukemisë Akute Mieloide, gjë që e ka bërë atë të kërkojë trajtim jashtë vendit, përkatësisht në Turqi.