Haradinaj dhe Gjini me thirrje për qytetarët: Dilni dhe votoni për Kosovën, për demokracinë

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini dhe kryetari i nderit të AAK-së, Ramush Haradinaj kanë dal me një video mesazh pak para mbylljes së kutive të votimit. Në videon e postuar, Haradinaj dhe Gjini iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, transmeton lajmi.net. “Të nderuar qytetarë, aktivistë e struktura të Aleancës. Edhe…

Lajme

07/06/2026 16:41

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini dhe kryetari i nderit të AAK-së, Ramush Haradinaj kanë dal me një video mesazh pak para mbylljes së kutive të votimit.

Në videon e postuar, Haradinaj dhe Gjini iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, transmeton lajmi.net.

“Të nderuar qytetarë, aktivistë e struktura të Aleancës. Edhe pak orë kanë mbetur që ta shfrytëzoni të drejtën për votim. Andaj, dilni dhe votoni për Kosovën, për demokracinë.”, shkroi Haradinaj në postimin e tij./lajmi.net/