Haradinaj: Bllokada në Kuvend vazhdon, pas vendimit të Gjykatës kemi shpresuar se VV do ta ndryshojë mënyrën e votimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten, tha se tema kryesore ishte bllokada në Kuvend dhe mënyrat për daljen nga kjo situatë. Ai tutje shtoi se kanë shpresuar se pas vendimit të Gjykat1%s Kushtetuese Vetëvendosje do të ndryshonte mënyrën e votimit. “Sot me presidenten diskutuam, tema ishte bllokada ne kuvend si me dalë…

Lajme

02/07/2025 16:55

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten, tha se tema kryesore ishte bllokada në Kuvend dhe mënyrat për daljen nga kjo situatë.

Ai tutje shtoi se kanë shpresuar se pas vendimit të Gjykat1%s Kushtetuese Vetëvendosje do të ndryshonte mënyrën e votimit.

“Sot me presidenten diskutuam, tema ishte bllokada ne kuvend si me dalë nga kjo bllokadë. Edhe pas vendimit të Gjykatë Kushtueses presidentja ka shqetësim se koha po ec shpejtë dhe afati është 30 ditor u interesu për misonin tonë për mënyrën se si mundimi me dalë nga kjo gjendje Kosova dhe Parlamentin, situata është e rëndë pasi kemi shpresuar se pas vendimi të Gjykatës VV ta ndryshojë mënyrën e praktikës së votimit me e kthy në votim të hapur eventualisht me kalu në kandidat, kemi shpresuar se do të vendoset ndonjë kandidat konsensual që mund t’ia jepnim votën. Qëllimet i kemi thënë në mënyrë që ta ndihmojmë gjendjen, kemi kërkuar të kthehet praktika e votimit të hapur dhe votimit. Një temë që ishte diskutuar është se çfarë ndodh pas 30 ditësh, gjykata e ka forcuar shumë vendimin.”, tha Haradinaj.

Presidentja më herët ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kuyrti, atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Osmani takoi liderët e partive parlamentare veç e veç, në përpjekje për të gjetur rrugën drejt daljes nga ngërçi politik në të cilin ka hyrë Kosova si pasojë e dështimit të konstituimit të Kuvendit./Lajmi.net/