Haradinaj arrin në Presidencë, propozon 21 dhjetorin apo 11 janarin për zgjedhje të jashtëzakonshme
Sot në Presidencën e Kosovës do të mbahet takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe krerëve të partive politike. Në këtë takim ka arritur edhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai para fillimit të këtij takimi ka propozuar datën 28 dhjetor apo 11 janar për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Deri tani kanë arritur në…
Lajme
Sot në Presidencën e Kosovës do të mbahet takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe krerëve të partive politike.
Në këtë takim ka arritur edhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai para fillimit të këtij takimi ka propozuar datën 28 dhjetor apo 11 janar për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Deri tani kanë arritur në takim edhe kreu i sapozgjedhur i PDK-së, Bedri Hamza, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, Faton Peci nga Guxo dhe Mimoza Kusari Lila nga Alternativa si dhe përfaqësues të minoriteteve.
Në këtë takim pritet të caktohet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. /Lajmi.net/
