Haradinaj: Arratisja nga QKUK, lajm i keq
Ramush Haradinaj ka thënë se arratisja e Sami Lushtakut me shokë, është një lajm i keq për Kosovën. Sipas tij, ky veprim tregon për nivelin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar arratisjen nga QKUK, të Sami Lushtakut, Ismet Haxhajt dhe Sahit Jasharit. Ai tha se arratisja e tyre është një lajmë i keq për Kosovën.
“Ngjarja e djeshme në QKUK është një lajm i keq për Kosovën”, tha Haradinaj në Prizren, transmeton TVPZ.
Sipas tij, në këtë rast gjykata dhe personat që janë nën masën e arrestit duhet të veprojnë konform dispozitave ligjore.
“Në Kosovë është degraduar i tërë sistemi dhe për këtë arsye AAK ka një vizion të qartë se si ta shërojë Kosovën”, tha Haradinaj.