Haradinaj: Angazhimi i presidentes i nevojshëm, shpresoj që Gjykata Kushtetuese nuk do të vonoj me veprimet e veta
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me anë të një deklarimi për media para fillimit të seancës ka komentuar angazhimin e presidentes Vjosa Osmani për zgjidhjen e ngërçit institucional. “Ajo që ndodhi me angazhimin e presidentes, e ndryshon gjendjen. Ekziston mundësia e pauzës apo ngrirjes së afatit 30 ditorë. Do të thotë që na mbesin edhe…

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me anë të një deklarimi për media para fillimit të seancës ka komentuar angazhimin e presidentes Vjosa Osmani për zgjidhjen e ngërçit institucional.
“Ajo që ndodhi me angazhimin e presidentes, e ndryshon gjendjen. Ekziston mundësia e pauzës apo ngrirjes së afatit 30 ditorë. Do të thotë që na mbesin edhe pak ditë që të gjeturat e reja të gjykatës të munden me u zbatu brenda afatit 30 ditor, kurdo që krijohet vazhdimi mundësia. Sot nuk shoh ndryshim, jemi të detyruar të vijmë sepse e kemi përgjigjësi, sikurse e shihni që gjendja nuk është e mirë.”
“Ky angazhim është i nevojshëm. Kanë qenë dy opsione, me leju që me u kry krejt afati 30 ditor e pastaj me u kyç presidentja që do të ishte “çka pastaj”. Shpresoj që gjykata nuk do të vonoj me veprimet e veta, si për masën pezulluese, po ashtu edhe për vendimin.”
“Ne e përkrahim shumicën opozitare, por edhe për pozitën e deritashme u kemi dhënë u kemi dhënë opsion, u kemi votë pa asnjë kusht për ndonjë kandidat përbashkues. Ne s’kemi kushte, jemi këtu për të ndihmuar gjetjen e zgjidhjes.”, tha Haradinaj para mediave./lajmi.net/