Haradinaj: Adrian Krasniqi me luftën e tij u shndërrua në emblemë të UÇK-së
Dëshmori i kombit Gjenarl Adrian Krasniqi ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe.

Lajme
Adrian Krasniqi ka qenë student i fakultetit Ekonomik të UP-së dhe ishte një nga celulat e para të UÇK-së me gradën e komandantit të logjistikës në nivel të SHP të UÇK-së, ndërsa gradën gjeneralmajor e mori pas vdekjes.
Në 18 vjetorin e rënies së tij, atë e ka kujtuar edhe ish-komandanti i UÇK-së, për zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinja.
Ai ka thënë se Krasniqi ka qenë emblemë e UÇK-së.
“Në çdo 16 tetor, e kujtojmë njërin prej luftëtarëve të mëdhenj të Kosovës, Adrian Krasniqin. Njeriun i cili ndër të parët qe bërë themel i UÇK-së, dhe shumë shpejt i shndërruar në emblemë të luftës dhëmb për dhëmb me pushtuesin shekullor”.
“Ditët si kjo, na e rikthejnë kujtesën, se sa e sakrifikueshme ishte jeta e heronjve të këtij vendi, çfarë ishte edhe Adrian Krasniqi, për të vendosur themelet e një shteti të lirë dhe sovran”.
“Themele këto, që në etapa të mëvonshme janë rrezikuar më shumë se njëherë. Në kësi përvjetorësh, sikur bëhemi më të ndjeshëm dhe njëkohësisht më të vendosur, që ta mbrojmë me çdo çmim, idealin dhe qëllimin për çfarë ata ranë në altarin e lirisë”.
“Adriani mbetet përgjithnjë sinonim i sakrificës për lirinë e Kosovës! I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, ka shkruar Haradinaj, në Facebook.