Hapja e Urës së Ibrit u propozua nga asamblistja e VV-së, gjatë seancës u përplas me kolegun serb
Aida Ferati Doli, asambliste e VV-së në Mitrovicën e Veriut, është zyrtarja që ka propozuar hapjen e urës mbi Ibër. Ky propozim, është votuar me “Për” nga 11 asamblistë tjerë, teksa një ishte kundër dhe një abstenim, shkruan lajmi.net. Ferati Doli tha se është koha të lejohet qarkullimi i lirë mbi Ibër, teksa hasi në…

Lajme
Aida Ferati Doli, asambliste e VV-së në Mitrovicën e Veriut, është zyrtarja që ka propozuar hapjen e urës mbi Ibër.
Ky propozim, është votuar me “Për” nga 11 asamblistë tjerë, teksa një ishte kundër dhe një abstenim, shkruan lajmi.net.
Ferati Doli tha se është koha të lejohet qarkullimi i lirë mbi Ibër, teksa hasi në kundërshtime nga i vetmi asamblist serb aty.
Dusan Milunovic, tha se vendimi është i pamenduar dhe mund të shkaktojë incidente, pasi sipas tij, po synohet “bashkimi i Mitrovicës” . /Lajmi.net/