Hapi i sotëm i Trumpit mund të ketë pasoja të papara globale dhe përleshje të përgjakshme
Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump që Jerusalemi të njihet si kryeqytet i Izraelit, është një lëvizje e cila jo vetëm që do shkaktojë valë në Lindjen e Mesme por do të shkelë rregullat ndërkombëtare.

Bota
Vendimi i Trump ka një simbolikë të madhe dhe mund të jetë një bombë e vërtetë që shkatërron përpjekjet për të ruajtur paqen mes Izraelit dhe Palestinës. Që nga njohja e Izraelit në vitin 1948, Amerika ka qenë gjithmonë në anën e izraelitëve por ka respektuar ligjin ndërkombëtar dhe konsensusin për çështje të rëndësishme, transmeton lajmi.net.
Jersualemi është qyteti i shenjtë për pasuesit e tre luftërave dhe si i tillë është zemra e konflikteve territoriale midis izraelitëve dhe palestinezëve, shkruan ‘Washington Post’.
Deri më tani, bashkësia ndërkombëtare ka refuzuar të njohë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, sepse Jerusalemi Lindor konsiderohet një territor i pushtuar.
Në vitin 1967, gjatë një luftë gjashtë ditore, Izraeli mori pjesë nga Jordani Lindor një pjesë arabe e qytetit, për të cilën palestinezët dhe izraelitët pohojnë se është qyteti i tyre i shenjtë.
Palestinezët kërkojnë që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm.
Sipas ligjit ndërkombëtar, përderisa territori është nën administrimin ushtarak, izraelitët nuk lejohen të ndryshojnë statusin e qytetit.
Konventa e Katërt e Gjenevës është gjithashtu qartë kundër faktit se forcat okupuese ndryshojnë statusin e territorit të pushtuar.
Nëse Trump, vazhdon të zbatojë vendimin dhe të zhvendosë ambasadën amerikane, ai do të shkatërronte në mënyrë efektive reputacionin e Amerikës si ndërmjetësuese e paqes në rajon./Lajmi.net/