Hapet thirrja për aplikim për transportin publik nga Mitrovica e Jugut në Veri – Durmishi jep detaje
U.D i Ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dhënë një lajm për Mitrovicën. Ai ka njoftuar se kanë shpallur thirrjen për aplikim për transportin publik që do të subvencionohet nga Qeveria, që do të lëviz nga Mitrovica në qytetet e tjera të Veriut. “Do të ketë linja autobusi nga Mitrovica e Jugut për në Leposaviq…
Lajme
U.D i Ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dhënë një lajm për Mitrovicën.
Ai ka njoftuar se kanë shpallur thirrjen për aplikim për transportin publik që do të subvencionohet nga Qeveria, që do të lëviz nga Mitrovica në qytetet e tjera të Veriut.
“Do të ketë linja autobusi nga Mitrovica e Jugut për në Leposaviq e deri në Jarinjë, për në Zubin Potok e deri në Bërnjak, nga Jugu i Mitrovicës për te Kroi i Vitakut dhe në Zhazhë, Bistricë e Cerajë, si dhe nga Mitrovica e Jugut për në Banjskë dhe fshatrat e tjera të Zveçanit, dhe anasjelltas. Lëvizje e lirë, bashkim i qyteteve, bashkim i njerëzve”, ka shkruar Durmishi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij: