Hapet shkolla e parë ku nxënësit qëndrojnë këmbë (Video)

Në Britani është hapur shkolla e parë ku nxënësit gjatë mësimit nuk do të qëndrojnë ulur siç ndodhë zakonisht. 

Bota

10/05/2014 00:05

Është provuar shkencërisht se qëndrimi për një kohë të gjatë ulur dëmton disa pjesë të trupit, kryesisht shtyllën kurrizore. 

Dëmi më i madh vjen tek fëmijët gjatë kohës që ata qëndrojnë në shkolla. 

Projekti po testohet tek klasat e nënta dhe të dhjeta në një shkollë në Bradford dhe është diçka e rrallë pasi përveçse nxënësit duhet të shkruajnë në këmbë dhe në tavolina të mëdha, kjo është e vetmja shkollë në Evropë. 

Mjekët kishin parë se fëmijët kishin probleme me shëndetin nga qëndrimi dhe vendosën që të testojnë projektin që ata të mund të qëndrojnë në këmbë në klasë. Nëse ai rezulton i suksesshëm atëherë pritet që të masivizohet.