Hapet rruga për largimin e Neymar, PSG në bisedime me zëvendësuesin e tij

Neymar mund ta gjejë rrugëdaljen nga Paris Saint-Germain, pasi këta të fundit janë duke negociuar me një futbollist që shihet si zëvendësues i brazilianit.

Sport

19/08/2019 11:16

PSG do të veprojë shpejt për të nënshkruar me Paulo Dybalan pasi sezoni i tyre në Ligue 1 nisi me një humbje ndaj Rennes të dielën.

Mail raporton se klubi francez do të fillojë bisedimet me Juventusin rreth një marrëveshje prej 80 milionë eurosh për argjentinasin, përcjell lajmi.net.

Drejtori sportiv i PSG Leonardo do të donte të përfundonte marrëveshjen deri të mërkurën dhe do të bisedojë me agjentin e lojtarit Jorge Antun për të finalizuar një marrëveshje.

Kampionët e Serisë A janë të gatshëm të ndahen me lojtarin, i cili ka qenë i lidhur me Manchester United dhe Tottenham këtë verë.

Nëse ndodh ky transferim, atëherë i hapet rruga largimit të Neymar pasi trajneri Tuchel konfirmoi se pa gjetur një zëvendësim adekuat, braziliani nuk do largohet. /Lajmi.net/