Hapet rruga Hani Elezit – Shkup, ishte mbyllur shkak i zjarreve të mëdha

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është hapur kufiri në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Rruga nga Hani i Elezit për në Shkup është hapur. “Ju njoftojmë se është hapur për qarkullim rruga nga PKK Hani i Elezit për Shkup”, thuhet në njoftim. Kufiri ishte mbyllur për shkak të zjarreve të mëdha.…

Lajme

07/07/2025 20:34

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është hapur kufiri në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Rruga nga Hani i Elezit për në Shkup është hapur.

“Ju njoftojmë se është hapur për qarkullim rruga nga PKK Hani i Elezit për Shkup”, thuhet në njoftim.

Kufiri ishte mbyllur për shkak të zjarreve të mëdha.

Më herët ishte kumtuar se Policia e RMV-së e kanë ndalur qarkullimin e veturave dhe janë duke i orientuar drejtuesit e veturave që të gjejnë rrugë alternative për të kaluar në drejtimin Bllacë – Shkup apo anasjelltas.

Por, tashmë gjithçka është në qarkullim.