Hapet konkurs për 67 mjekë specialistë në SHSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka hapur konkurs për 67 mjekë specialistë. Pozitat për mjekë specialistë janë të hapura në QKUK në Prishtinë, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, Spitalin e Gjakovës, Spitalin e Prizrenit, Gjilanit, Ferizajit, Mitrovicë, dhe Vushtrri. Konkursi do të jetë i hapur nga data 11.06.2024 deri më 11.07.2024. Ditë…

Lajme

13/06/2024 11:10

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka hapur konkurs për 67 mjekë specialistë.

Pozitat për mjekë specialistë janë të hapura në QKUK në Prishtinë, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, Spitalin e Gjakovës, Spitalin e Prizrenit, Gjilanit, Ferizajit, Mitrovicë, dhe Vushtrri.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 11.06.2024 deri më 11.07.2024.

Ditë më parë, SHSKUK ka hapur konkurs për 143 pozita të reja, për 130 infermierë, 8 teknikë dhe 5 fizioterapistë.

Këto konkurse i ka paralajmëruar edhe ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia.

“Investimet në infrastrukturë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po vazhdojnë me një intensitet të shtuar për t’i bërë ambientet më miqësore dhe praktike për pacientë. Po investohet edhe në infrastrukturë, janë hapur shumë shërbime të reja. Edhe shërbime që deri tani nuk janë bërë. Vetëm në Gjinekologji pritet që të mundësohen tri shërbime të reja. Shërbimet që janë marr në sektorin privat dhe jashtë shteti, tani do të merren edhe në sektorin publikë. Në bashkëpunim me menaxhmentin e SHSKUK në muajin qershor do të hapet konkursi edhe për rreth 330 profesionistë shëndetësor. Do të punësohen rreth 80 specialist, dikund rreth 200 infermier që do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve”, ka thënë ai.

Konkursi i plotë