Hapet aplikimi për përkrahje me mekanizëm bujqësor për fermerët e kryeqytetit
Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se është hapur thirrja për aplikim për përkrahje me mekanizëm bujqësor. Sipas këtij njoftimi, gjatë këtij viti do të përkrahen fermerët me pajisje të kërkuara, si në vijim: Mikser për ushqim voluminoz të kafshëve; Rimorkio për shpërndarjen e plehut organik (të pulave dhe viçave); Shpërndarëse për pleh të shtallës; Freza…
Lajme
Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se është hapur thirrja për aplikim për përkrahje me mekanizëm bujqësor.
Sipas këtij njoftimi, gjatë këtij viti do të përkrahen fermerët me pajisje të kërkuara, si në vijim:
- Mikser për ushqim voluminoz të kafshëve;
- Rimorkio për shpërndarjen e plehut organik (të pulave dhe viçave);
- Shpërndarëse për pleh të shtallës;
- Freza për traktor;
- Makina spërkatëse për kultura bujqësore lavërtare dhe perimore;
- Makina për shpërndarjen e plehut mineral (granular).
Afati i aplikimit është nga sot me datë 15.04.2026 deri më 05.05.2026 dhe bëhet në objektet e Bashkësive Lokale në: Besi dhe Muhaxherëve.
🔗 Thirrjen për aplikim mund ta gjeni në këtë link:
Njoftimi i plotë: