Hapësira për krejt

Besnik Tahiri thotë se do të krijojë hapësira shumë-funksionale për kulturë dhe për sport, në mënyrë që të masivizohet sporti dhe të shtohet numri i aktiviteteve kulturore.

Lajme

24/10/2013 16:24

Kandidati i AAK’së për të parin e Prishtinës, Besnik Tahiri vizitoi sot fshatin Hajvali, ku prezantoi programin e tij për krijimin e hapësirave shumë-funksionale për kulturë dhe rekreacion.

“Qeverisja ime do të angazhohet të ketë hapësira për gjithë banorët e kryeqytetit për përfshirje në aktivitete kulturore dhe sportive”.

“Ky koncept ka të bëjë me hapësirat shumë-funksionale për zhvillimin e të aktiviteteve rekreative dhe sportit si dhe organizimit të garave komunale, në mënyrë që të zhvillojmë talent të rinj dhe të promovojmë shëndetin, disiplinën dhe sportin.”

“Do të mbështes dhe do të punoj për masivizimin e sportit dhe ndërtimin e hapësirave rekreative, si një faktor që rrit kohezionin shoqëror ngase tani sporti dhe rekreacioni vazhdon të jetë një prej fushave që dëshmon mungesën e përkrahjes dhe kujdesit komunal.”

“Ne do të angazhohemi në ngritjen e infrastrukturës për rekreacion e sidomos në ndërtimin e poligoneve sportive të cilat do të shërbejnë për mbajtjen e garave në disiplinat e ndryshme sportive.”

“Do të mbështesim realizimin e aktiviteteve kulturore të shumëllojshme si dhe aktiviteteve kulturore, argëtuese dhe sportive të vetorganizuar nga qytetarët dhe organizata të ndryshme”, tha para banorëve të Hajvalisë, Besnik Tahiri.