Hansi Flick “shpërthen” ndaj VAR‑it pas humbjes së Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u shfaq tejet i zemëruar nga vendimi për të mos shqyrtuar një incident të çuditshëm me dorën në humbjen 2-0 të ekipit të tij në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid të mërkurën. Në pjesën e parë, sistemi VAR ndërhyri për të bërë që gjyqtari…

Sport

09/04/2026 15:55

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u shfaq tejet i zemëruar nga vendimi për të mos shqyrtuar një incident të çuditshëm me dorën në humbjen 2-0 të ekipit të tij në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid të mërkurën.

Në pjesën e parë, sistemi VAR ndërhyri për të bërë që gjyqtari Istvan Kovacs të shqyrtonte një incident që përfshinte mbrojtësin e Barcës, Pau Cubarsi, i cili u ndëshkua me karton të verdhë për rrëzimin e Giuliano Simeone ndërsa ai vraponte drejt portës.

Pas shqyrtimit, mbrojtësi i Barcës, Cubarsi, u përjashtua, duke i lënë katalanasit me 10 lojtarë për pjesën e dytë.

Gjatë pjesës së dytë mbrojtësi i Atletico-s, Marc Pubill, preku me dorë një top të pasuar nga portieri Juan Musso, për ta vendosur atë në vend në mënyrë që të ekzekutonte vetë goditjen nga porta, për të cilën Flick tha se duhej të kishte qenë një karton i kuq dhe një penallti.

“VAR ishte shumë i fokusuar sot për Atleticon, ai është një djalë gjerman, kështu që faleminderit Gjermanisë. Për mua është një karton i kuq i pastër” – u tha gazetarëve ish-trajneri i kombëtares gjermane, Flick.

Më tutje Flick shtoi se zyrtarët e VAR duhet t’i kishin kërkuar Kovacs të shqyrtonte incidentin.

“Nga perspektiva ime është e qartë, ai duhet të telefonojë dhe të thotë në rregull, hajde shikojeni këtë, njësoj si më parë. Nuk e kuptoj. Nuk kam folur me gjyqtarin. Mendoj se ishte më mirë të mos flisnim me të. Duhet ta pranojmë dhe të përqendrohemi në ndeshjen e së martës së ardhshme në Atletico. Ne kemi cilësinë, lojtarët që mund të vendosin dhe duhet të luftojmë” – shtoi Flick.

Ndërkohë mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, tha se veprimi i Marc Pubill ishte një penallti e pastër.

“Absurde, por një penallti e pastër” – tha Araujo.

Ndërkaq trajneri i Atletico-s, Diego Simeone, shtoi se gjyqtarët kishin të drejtë që nuk ndërhynë.

“Ka logjikë të shëndoshë. Nëse Marc, i cili supozohej se po merrte një pasim për të filluar lojën, e interpretoi atë në mënyrën që e bëri, dhe gjyqtari e interpretoi atë në të njëjtën mënyrë siç e bëri Marc, kjo është sepse ka vetëm logjikë të shëndoshë në lidhje me lojën” – tha argjentinasi.

Golat e Julian Alvarez dhe Alexander Sorloth i dhanë Atletico-s një avantazh të konsiderueshëm përpara ndeshjes së dytë të martën e ardhshme në kryeqytetin spanjoll./kp