Hani më pak, që të jetoni më gjatë

Çdo njeri e di se për të jetuar gjatë, duhet të hani ushqime të shëndetshme dhe të bëni ushtrime. Kjo është e vërtetë, por e mërzitshme. Një hulumtim i ri tregon se të hash më pak do të ju ndihmojë që të jetoni më gjatë.

Lifestyle

01/12/2014 17:25

Ekspertët kanë arritur në përfundim se konsumi minimal ka një efekt konstruktiv në shëndetin e përgjithshëm të njeriut dhe promovon jetëgjatësi.

Te disa raste të kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare ata që kishin ngrënë më shumë ishin më tepër të prekur nga këto dyja, transmeton Lajmi.net.

Përveç kësaj, edhe truri funksionon më mirë nëse hani më pak ushqime. Kaloritë e ulëta kishin lejuar mbajtjen e volumit të mendjes në disa zona përgjegjëse për disa funksione ekzekutive të tilla si kujtesën dhe aftësinë për zgjedhjen e problemeve.

Studiuesit thonë se në mënyrë që të qëndroni më i ri dhe të jetoni më gjatë, duhet të hani ushqime pak por jo vetëm një herë në ditë.