Hani i Elezit: Dy persona raportojnë se u sulmuan dhe u kërcënuan me armë në mal, katër të dyshuar në arrati
Dy persona kanë raportuar në polici se janë sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me armë zjarri nga katër persona në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:00, derisa dy ankuesit ndodheshin në mal, ku janë takuar me katër të dyshuar, shkruan lajmi.net. Policia bëri…
Lajme
Dy persona kanë raportuar në polici se janë sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me armë zjarri nga katër persona në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:00, derisa dy ankuesit ndodheshin në mal, ku janë takuar me katër të dyshuar, shkruan lajmi.net.
Policia bëri të ditur se “dy ankues meshkuj kanë raportuar se deri sa ishin në mal janë takuar me katër të dyshuar meshkuj dhe nga të njëjtit janë kërcënuar me armë dhe janë sulmuar fizikisht”.
Si pasojë e sulmit, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit gjenden në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Lajmi.net/