Handanovic: Inter e humbi derbin më shumë sesa që Milan e fitoi atë

Portieri i Inter, Samir Handanovic është i dëshpëruar me paraqitjen e skuadrës së tij në mbrëmjen e kaluar.

Sport

06/02/2022 08:31

Skuadra e Inter kishte një epërsi ndaj Milan, por këtë epërsi e humbën në fund të ndeshjes, pas dy golave të Giroud.

Handanovic beson se skuadra e tij ishte ajo që e humbi vet derbin, dhe refuzon t’i jap kreditet Milanit.

“I bëmë të gjitha vet sot. Nuk ishte shumë nga Milani që fitoi, por nga Interi që humbi. Kishim ndeshjen në dorë”, ka thënë Handanovic, transmeton lajmi.net.

“15 minutat e fundit ishin krejtësisht të gabuara, por kishte gjëra pozitive edhe nga kjo ndeshje. Ishte Interi i zakonshëm, përveç 15 minutave të fundit”, shtoi kapiteni.

Inter me këtë humbje iu ka dhënë mundësi rivalëve që të kthehen në garën për titull. Ata vazhdojnë të jenë liderë të tabelës me 1 pikë më shumë e një ndeshje më pak. /Lajmi.net/