Handanovic: Gara mes meje dhe Onanës është e mirë për ekipin
Samir Handanovic ka folur në lidhje me transferimet e reja të ekipit të Interit. Interi këtë verë, deri tani ka pasur një merkato mjaft të mirë. Ata kanë blerë mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllanin, rikthyen Romelu Lukakun, ndërsa transferuan edhe portierin Andre Onana. Transferimi i portierit kamerunas tek Interi do të thotë konkurrencë për Handanovic, e…
Sport
Samir Handanovic ka folur në lidhje me transferimet e reja të ekipit të Interit.
Interi këtë verë, deri tani ka pasur një merkato mjaft të mirë.
Ata kanë blerë mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllanin, rikthyen Romelu Lukakun, ndërsa transferuan edhe portierin Andre Onana.
Transferimi i portierit kamerunas tek Interi do të thotë konkurrencë për Handanovic, e kjo sipas tij do ta ndihmojë ekipin.
“Gara mes meje dhe Onanës është e mirë për ekipin”, tha fillimisht ai, përcjell lajmi.net.
Slloveni foli edhe në lidhje me transferimet e tjera, duke thënë se tani Interi janë edhe më të fortë.
“Interi tani është edhe më i fortë”, përfundoi 38 vjeçari.
Handanovic së fundmi ka vazhduar kontratën e tij me ‘Nerazzurrët’, kështu duke kompletuar vitin e tij të 11 me ‘zikaltërtit’./Lajmi.net/