Hamza zotohet: Pensionet e moshës do të rriten për 70%

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka bërë të ditur se nëse ai do jetë në pushtet do t’i rrisë pensionet e moshës për 70 për qind.   Në një postim në Facebook, ai ka thënë se pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës.   “Duke e rritur…

Lajme

28/12/2024 12:46

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka bërë të ditur se nëse ai do jetë në pushtet do t’i rrisë pensionet e moshës për 70 për qind.

 

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës.

 

“Duke e rritur kujdesin për pensionistët tanë, ne nderojmë sakrificat e tyre dhe sigurojmë që shoqëria jonë të mbetet e kujdesshme dhe e drejtë për të gjithë qytetarët e saj”.

 

“Kosova mundet ma mire për pensionistët”, ka thënë Hamza.