Hamza uron për 17-vjetorin e pavarësisë: Ata që vunë themelet e lirisë, vazhdojnë ta paguajnë çmimin e tyre
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Hamza ka përmendur në urimin e tij krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po vazhdojnë të gjykohen në Hagë. Hamza tha se sot nderojmë historinë tonë, i nderojmë ata që sakrifikuan, që luftuan dhe pareshtur u angazhuan për ta…

Lajme
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Hamza ka përmendur në urimin e tij krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po vazhdojnë të gjykohen në Hagë.
Hamza tha se sot nderojmë historinë tonë, i nderojmë ata që sakrifikuan, që luftuan dhe pareshtur u angazhuan për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.
“Me krenari dhe të palëkundur po e ndërtojmë një Kosovë, ku liria, barazia dhe drejtësia e forcojnë shtetin dhe shoqërinë”, deklaroi Hamza, transmeton lajmi.net.
Ai theksoi se në zemrat dhe mendjet e qytetarëve është forca e popullit tonë.
Postimi i plotë:
Sot është ditëlindja e 17-të e Republikës së Kosovës. Sot nderojmë historinë tonë. I nderojmë ata që sakrifikuan, që luftuan dhe pareshtur u angazhuan për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. I nderojmë ata që lirisë e pavarësisë ia vunë themelet dhe sot të privuar, shumë larg Kosovës, vazhdojnë ta paguajnë çmimin e tyre.
Me krenari dhe të palëkundur po e ndërtojmë një Kosovë, ku liria, barazia dhe drejtësia e forcojnë shtetin dhe shoqërinë.
Në zemrat dhe mendjet e qytetarëve është ëndrra e madhe për Kosovën. Në zemrat dhe mendjet e qytetarëve është forca e popullit tonë.
KOSOVË, e gëzofsh ditëlindjen e 17-të! Qytetarë krenarë, qëndroni të bashkuar dhe me shpresë!./Lajmi.net/