Hamza uron 28 Nëntorin: E kuqja dhe e zeza, sot s’janë vetën ngjyra, por betim për shqiptarët
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka uruar qytetarët me rastin e 28 Nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandantit Adem Jashari. Hamza, përmes një postimi në Facebook tha se kjo ditë përmbledh çdo hap të rëndësishëm të shqiptarëve drejt lirisë, nga flamuri i Skënderbeut në Krujë, e deri tek shpallja e Pavarësisë në Vlorë.…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka uruar qytetarët me rastin e 28 Nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandantit Adem Jashari.
Hamza, përmes një postimi në Facebook tha se kjo ditë përmbledh çdo hap të rëndësishëm të shqiptarëve drejt lirisë, nga flamuri i Skënderbeut në Krujë, e deri tek shpallja e Pavarësisë në Vlorë.
“E kuqja dhe e zeza, sot nuk janë vetëm ngjyra. Janë Shqipëri. Janë betim për një të ardhme prosperuese për shqiptarët.
Gëzuar dhe festofshim gjithmonë me dinjitet!”, shkroi ndër tjerash kreu i PDK-së./Lajmi.net/