Hamza: Tani është koha të ritakohemi dhe të festojmë në atdhe, Kosova të pret- urime ditëlindja President
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza e ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për ditëlindjen e tij. Përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, Hamza theksoi mungesën e Thaçit në Kosovë. Hamza shtoi poashtu se Kosova dhe PDK e pret atë në atdhe. “Edhe një ditëlindje larg Kosovës. E gjashta me radhë, President. Jo si zgjedhje, por…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza e ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për ditëlindjen e tij.
Përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, Hamza theksoi mungesën e Thaçit në Kosovë.
Hamza shtoi poashtu se Kosova dhe PDK e pret atë në atdhe.
“Edhe një ditëlindje larg Kosovës. E gjashta me radhë, President. Jo si zgjedhje, por si një padrejtësi që ka zgjatur shumë. Megjithatë, ka diçka që nuk është zbehur e as lëkundur asnjë ditë: qëndrueshmëria jote dhe besimi e krenaria jonë. Na ke munguar shumë. Tani është koha të ritakohemi dhe të festojmë në atdhe. Kosova të pret. Ne të presim. Urime ditëlindjen, President!”, ka shkruar Hamza./Lajmi.net/