Hamza takon Isak Asllanin në Shtime: Kosova është ndërtuar mbi sakrificë e bashkim, jo mbi urrejtje dhe ndarje
Bedri Hamza, kandidati nga radhët e PDK-së për kryeministër, ka publikuar një video me ish-ushtarin e UÇK-së, Isak Asllani, i cili gjatë luftës në Kosovë humbi shtatë fëmijët, bashkëshorten dhe nënën. Në një komunikatë të Partia Demokratike e Kosovës, Hamza tha se historia e Asllanit është një nga plagët më të rënda të luftës dhe një…
Lajme
Bedri Hamza, kandidati nga radhët e PDK-së për kryeministër, ka publikuar një video me ish-ushtarin e UÇK-së, Isak Asllani, i cili gjatë luftës në Kosovë humbi shtatë fëmijët, bashkëshorten dhe nënën.
Në një komunikatë të Partia Demokratike e Kosovës, Hamza tha se historia e Asllanit është një nga plagët më të rënda të luftës dhe një kujtesë për çmimin e lirisë.
“Kur Isak Asllani flet kështu, pyetja e parë që të shkon në mendje është: si arritëm në këtë pikë? Kush e ndau kaq shumë shoqërinë tonë?”, ka deklaruar Hamza.
Ai shtoi se, pavarësisht dhimbjes së madhe, Asllani vazhdon të flasë me dinjitet për Kosovën dhe të bëjë thirrje për bashkim.
Hamza ka theksuar se Kosova është ndërtuar mbi sakrificë dhe unitet, e jo mbi përçarje dhe gjuhë fyese ndaj ish-luftëtarëve të lirisë.
Në fund, kandidati i PDK-së për kryeministër ka kërkuar ndaljen e krizës politike dhe ndryshim në vend, duke shprehur respekt për Isak Asllanin dhe familjet që sakrifikuan për lirinë e Kosovës. /Lajmi.net/