Hamza takon ambasadorin britanik, flasin për nevojën e krijimit të institucioneve të reja

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka takuar sot ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves. Me të siç shkruan Hamza, ka diskutuar për nevojën e formimit të institucioneve të reja qeverisëse. Njoftimi i Hamzës në facebook: ”Sot e prita ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, me të cilën bisedova për nevojën e krijimit të institucioneve të reja në nivelin qendror…

Lajme

22/05/2025 13:11

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka takuar sot ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.

Me të siç shkruan Hamza, ka diskutuar për nevojën e formimit të institucioneve të reja qeverisëse.

Njoftimi i Hamzës në facebook:

”Sot e prita ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, me të cilën bisedova për nevojën e krijimit të institucioneve të reja në nivelin qendror dhe për zhvillimet politike në vendin tonë.

Britania e Madhe është partnere strategjike e Kosovës dhe i jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të saj”.