Hamza shkruan pas zyrtarizimit të koalicionit me Listën për Familjen: Kosova është përgjegjësi e të gjithëve
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar në lidhje me zyrtarizimin e koalicionit me Listën për Familjen. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se respekti, mirëbesimi dhe përgjegjësia për Kosovën na kanë bashkuar gjithmonë. “Duke u bazuar në këto vlera, sot kemi arritur një marrëveshje me Grupin e Deputetëve të Familjes, të cilët…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar në lidhje me zyrtarizimin e koalicionit me Listën për Familjen.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se respekti, mirëbesimi dhe përgjegjësia për Kosovën na kanë bashkuar gjithmonë.
“Duke u bazuar në këto vlera, sot kemi arritur një marrëveshje me Grupin e Deputetëve të Familjes, të cilët do të jenë pjesë e listës sonë zgjedhore. Kosova është përgjegjësi e të gjithëve dhe secili prej nesh ka rol në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt, më dinjitoze dhe më pranë qytetarëve. Kosova na bashkon”, ka shkruar Hamza. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: