Hamza së bashku me Tahirin jetësojnë edhe një premtim, përurojnë bibliotekën e re të Mitrovicës Jugore
Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, ka përuruar sot bibliotekën e re të qytetit, një nga projektet e premtuara gjatë mandatit të tij. Në ceremoninë e hapjes së hapësirës së re për librin dhe dijen, Hamza ishte i shoqëruar nga nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, i cili tashmë do të jetë kandidati zyrtar…

Lajme
Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, ka përuruar sot bibliotekën e re të qytetit, një nga projektet e premtuara gjatë mandatit të tij.
Në ceremoninë e hapjes së hapësirës së re për librin dhe dijen, Hamza ishte i shoqëruar nga nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, i cili tashmë do të jetë kandidati zyrtar i PDK-së për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025, transmeton lajmi.net
“Sot, me Arianin, e jetësuam edhe premtimin për Bibliotekën e Mitrovicës. I dhamë jetë kësaj hapësire të re për librin, mendimin dhe bashkëbisedimet e ngrohta mes qytetarëve të Mitrovicës,” shkroi Hamza në një postim në rrjete sociale.
Ai theksoi se kjo bibliotekë do të jetë një derë e hapur për dijen për çdo të ri e qytetar të Mitrovicës, duke shtuar se tashmë ajo bëhet pjesë e identitetit kulturor të qytetit.
Bedri Hamza, i cili është vlerësuar gjerësisht për performancën e tij si kryetar, është një nga udhëheqësit komunalë që ka realizuar më së shumti nga premtimet e dhëna gjatë këtij mandati katërvjeçar, përfshirë projekte infrastrukturore, arsimore dhe kulturore./lajmi.net/