Hamza: Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK
Kryetari I ri I PDK-së, Bedri Hamza, është takuar sot me kyetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci. Hamza përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka siguruar se Ramiz Lladrovci vazhdon të mbetet pjesë e PDK-së. “Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK.…
Lajme
Kryetari I ri I PDK-së, Bedri Hamza, është takuar sot me kyetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci.
Hamza përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka siguruar se Ramiz Lladrovci vazhdon të mbetet pjesë e PDK-së.
“Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK. Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës. Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit. Të bashkuar, gjithmonë të fituar”, ka shkruar Hamza. /Lajmi.net/