Hamza: Procesi në Hagë është një provë e ndërgjegjes ndërkombëtare ndaj së vërtetës – Kosova beson, liri për çlirimtarët
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar në lidhje me fillimin e fazës përmbyllëse në Hagë. Ai ka thënë se për më shumë se 5 vjet, çlirimtarët tanë, ekipet e tyre mbrojtëse dhe dëshmitarët kryesorë qëndruan me dinjitet dhe argumente të fuqishme, duke rrëzuar akuzat një nga një. “Tashmë pritet që drejtësia ndërkombëtare, në mënyrë…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar në lidhje me fillimin e fazës përmbyllëse në Hagë.
Ai ka thënë se për më shumë se 5 vjet, çlirimtarët tanë, ekipet e tyre mbrojtëse dhe dëshmitarët kryesorë qëndruan me dinjitet dhe argumente të fuqishme, duke rrëzuar akuzat një nga një.
“Tashmë pritet që drejtësia ndërkombëtare, në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar, të marrë vendimin e saj përfundimtar. Ne besojmë në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, sepse besojmë në të vërtetën historike dhe në luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Ky proces nuk përfaqëson vetëm një akt juridik, por është edhe një provë e ndërgjegjes ndërkombëtare ndaj së vërtetës”, ka shkruar Hamza.
Ai ka thënë se Kosova beson për liri për çlirimtarët. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: