Hamza pret ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, flasin për zgjedhjet e 7 qershorit dhe procesin demokratik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur sot në selinë e partisë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Sipas njoftimit të PDK-së, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike në vend, me fokus të veçantë te zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit dhe rëndësia e një procesi demokratik, të…

Lajme

14/05/2026 11:53

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur sot në selinë e partisë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit të PDK-së, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike në vend, me fokus të veçantë te zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit dhe rëndësia e një procesi demokratik, të qetë dhe të besueshëm.

Hamza ka bërë të ditur se me ambasadorin britanik zhvilloi një bisedë miqësore dhe konstruktive, derisa ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe partneritetin ndërmjet dy vendeve.

“PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me aleatët tanë dhe për forcimin e demokracisë dhe institucioneve të vendit”, ka deklaruar Hamza pas takimit. /Lajmi.net/