Hamza: Preferohet data 21 dhjetor- PDK është gati për zgjedhje me ekip të mirë, por s’kemi vija të kuqe për koalicion
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë vendim për shpërndarjen e Kuvendi të Kosovës. Ky vendim erdhi pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ta formuar Qeverinë edhe nga mandatari i dytë. Tani ka mbetur që të caktohet data e zgjedhjeve dhe që presidentja Osmani ti shpallë këto zgjedhje të jashtëzakonshme. Pas përfundimit të takimit të liderëve partiak…
Lajme
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë vendim për shpërndarjen e Kuvendi të Kosovës.
Ky vendim erdhi pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ta formuar Qeverinë edhe nga mandatari i dytë.
Tani ka mbetur që të caktohet data e zgjedhjeve dhe që presidentja Osmani ti shpallë këto zgjedhje të jashtëzakonshme.
Pas përfundimit të takimit të liderëve partiak me presidenten Vjosa Osmani para mediave është deklaruar edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza i cili tha se data e preferuar për partinë e tij është 28 dhjetor.
“Bazuar në zhvillimet e djeshme ku edhe mandatari i dytë s’arriti të sigurojë votat për formimin e qeverisë sot ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Kemi diskutuar datat për zgjedhje, ne kemi kërkuar që data për zgjedhje të jetë data 21, arsye sepse ne kemi pasur një shtyrje të vazhdueshme, një bllokadë në krijimin e institucioneve që bjen mbi barrën e përgjegjësinë e partisë që fitoi numrin më të madh të votave e vendi ka nevojë që sa më shpejtë të ketë institucione. Nuk shkon edhe me kërku urgjencë në kërkimin e institucioneve e me kërku datë sa më të vonshme me i mbajt zgjedhjet. Datat tjetër u përmend 28 ne kemi qenë për 21, për më shumë se një arsye sepse data 28 është datë kur realisht është para ndërrimit të vitit. KQZ kur janë zgjedhjet e parakohshme janë zgjedhje që kanë afatin e limituar kohor dhe jam i bindur që do bëjnë më të mirën e mundshme për organizimin e zgjedhjeve. Jam optimist që pas zgjedhjeve do kemi krijim të shpejtë të institucioneve e të kalohet kjo bllokadë. E të kemi adresime edhe ligjore”,deklaroi Hamza.
“Të gjitha kanë qenë të ditura, kemi thënë nga qershori se mund të arrijmë në këtë situatë. Por logjika ekonomike, të gjitha çështjet e tjera vendosen brenda kornizës ligjore e s’mundemi me bë veprime që e shkelin ligjin e Kushtetutën. Pra kemi të bëjmë me ligj edhe në ndarjet buxhetore. Më 2010 afërisht në këtë kohë kemi shkuar në zgjedhje e ka të drejtë me u shfrytëzu buxheti i Kosovës me 1/12 ndërsa për muajin e tretë organizohen institucionet e shkohet në Kuvend për ndarjen e shtyrjes buxhetore ka ndodhur më 2012 shpresojë që të ndodhë sërish”,tha Hamza, shkruan lajmi.net.
“Unë do të garoj me një ekip e program të mirë, e me një listë të mirë. Jemi të përgatitur si parti politike sepse kjo punë është ditur qysh moti pra për zgjedhje të parakohshme e të gjitha veprimet janë bërë që të vimë në një situatë që jemi tash. Ka pasur mundësi të ndodhë edhe para disa ditëve, e para disa javëve”, deklaroi ai.
“Unë dhe PDK nuk kemi vija të kuqë për asnjë subjekt politik por kjo s’do të thotë se ne s’jemi më të afërt me partitë që në të kaluarën kanë qenë në opozitë”,përfundoi Hamza./Lajmi.net/

