Hamza për Ditën Ndërkombëtare të Gruas: Barazi dhe mundësi të barabarta për të gjitha gratë
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka uruar gratë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas përmes një postimi në Facebook. Ai ka theksuar se gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë dhe meritojnë respekt e mbështetje të vazhdueshme. “Nënat, motrat, bashkëshortet që punojnë dhe vajzat që ëndërrojnë, të gjitha duhet të…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka uruar gratë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas përmes një postimi në Facebook.
Ai ka theksuar se gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë dhe meritojnë respekt e mbështetje të vazhdueshme.
“Nënat, motrat, bashkëshortet që punojnë dhe vajzat që ëndërrojnë, të gjitha duhet të kenë mundësi të barabarta në shoqërinë tonë”, ka shkruar Hamza.
Në fund të postimit të tij, ai ka uruar: “Gëzuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas!” /Lajmi.net/