Hamza: PDK-ja do të flasë për kandidaturën e familjes Jashari vetëm nëse ajo paraqitet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka komentuar zhvillimet rreth një kandidatura të mundshme për president nga familja Jashari. Në një intervistë për “Debat Plus”, ai ka thënë se PDK-ja do të flas nëse një emër i kësaj familje vije në Kuvend si kandidat për president. “Nuk dëshirojë të flas pa ndodhur ngjarja. Është familje me…

Lajme

24/02/2026 13:41

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka komentuar zhvillimet rreth një kandidatura të mundshme për president nga familja Jashari.

Në një intervistë për “Debat Plus”, ai ka thënë se PDK-ja do të flas nëse një emër i kësaj familje vije në Kuvend si kandidat për president.

“Nuk dëshirojë të flas pa ndodhur ngjarja. Është familje me shumë kontribute, të gjithë e dimë. Flasim me respektin më të madh, çka do që bëjnë për këtë familje nuk është ekuivalent i asaj çka kanë dha këta për vendin. Gjithmonë për familjen Jashari flas me kujdes dhe nuk flas para kohe”, ka thënë ai.

I pyetur nga autori i emisioni, nëse PDK-ja ka ndonjë preferencë brenda familjes Jashari, Hamza ka thënë se kjo parti nuk hyn në mes fëmijës./Lajmi.net/