Hamza pasi u zgjodh kryetar: PDK vazhdon të jetë shtëpia jonë e përbashkët

Bedri Hamza është kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai është zgjedhur sot gjatë konventës së kësaj partie, ku të gjithë të pranishmit ngritën kartonin e gjelbër. Menjëherë pas kësaj, Hamza edhe ka marrë fjalën e tij i cili falënderoj të gjithë të pranishmit për besimin e dhënë. “Një nder i jashtëzakonshëm, ju falënderoj…

Lajme

17/11/2025 17:46

Bedri Hamza është kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai është zgjedhur sot gjatë konventës së kësaj partie, ku të gjithë të pranishmit ngritën kartonin e gjelbër.

Menjëherë pas kësaj, Hamza edhe ka marrë fjalën e tij i cili falënderoj të gjithë të pranishmit për besimin e dhënë.

“Një nder i jashtëzakonshëm, ju falënderoj për besimin e drejtimin e ri. Falë punës, sakrificës dhe përkushtimit tuaj PDK vazhdon të jetë shtëpia jonë e përbashkët. Do ti forcojmë strukturat tona lokale e qëndrore, do ta ndërtojmë frymën e bashkëpunimit e do të ecim vetëm përpara me mature, rruga përpara tregon vendsoshmëri dhe guxim. Koha më e mirë për të ndërtuar është gjithmonë sot. Sot vazhdojmë të ecim përpara me vendosmëri sepse nga sot vijnë ditët tona. Faleminderit të gjithëve” ,ka deklaruar Hamza. /Lajmi.net/