Hamza pas përfundimit të numërimit të votave: Institucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa, duhet të jemi transparent

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka shkruar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave. Ai përmes një postimi në Facebook, iu ka uruar suksese deputetëve të zgjedhur derisa ka thënë se nga mandatet e fituara buron edhe detyra e shenjtë për t’iu shërbyer me ndershmëri dhe përgjegjësi atyre që besuan te secili…

Lajme

06/03/2025 15:31

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka shkruar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.

Ai përmes një postimi në Facebook, iu ka uruar suksese deputetëve të zgjedhur derisa ka thënë se nga mandatet e fituara buron edhe detyra e shenjtë për t’iu shërbyer me ndershmëri dhe përgjegjësi atyre që besuan te secili i zgjedhur.

Hamza ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar PDK-në, shkruan lajmi.net.

“Institucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa dhe është përgjegjësi e jona t’i respektojmë afatet ligjore dhe të jemi transparentë. Së bashku duhet t’i mbrojmë vlerat që na bashkojnë, interesin publik dhe vendin tonë”, ka shkruar Hamza në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: