Hamza: Pa angazhimin tim, projekti për urën e re mbi Ibër nuk do të realizohej – ideja lindi në zyrën time pas takimit me Kurtin
Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, tani kryetar i PDK-së dhe njëherit kandidat për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se projekti për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër nuk do të ishte realizuar pa angazhimin e tij të drejtpërdrejtë. Sipas Hamzës, ideja për ndërtimin e urës ka lindur në zyrën e tij, menjëherë pas…
Lajme
Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, tani kryetar i PDK-së dhe njëherit kandidat për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se projekti për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër nuk do të ishte realizuar pa angazhimin e tij të drejtpërdrejtë.
Sipas Hamzës, ideja për ndërtimin e urës ka lindur në zyrën e tij, menjëherë pas një takimi që kishte zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti. Ai ka theksuar se Komuna e Mitrovicës ka mbuluar shpenzimet për projektin teknik, ndërsa lejet për ndërtim janë lëshuar po nga ky institucion.
Hamza në një intervistë në “Politiko” bëri të ditur se ndërtimi i urës kishte qenë i planifikuar edhe në buxhetin e Komunës, mirëpo, meqenëse Qeveria e Kosovës kishte mjetet e nevojshme financiare, projekti është realizuar nga niveli qendror.