Hamza: Nuk kam ftesë për takim me Kurtin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se nuk ka marrë ftesë nga kryeministri Albin Kurti për t’u takuar. Paradite u raportua se Kurti do të takohet sot sërish me Hamzën, por kreu i PDK-së e mohoi këtë, ndërsa po hynte në Kuvend për një mbledhje të grupit parlamentar të kësaj partie, ku…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se nuk ka marrë ftesë nga kryeministri Albin Kurti për t’u takuar.
Paradite u raportua se Kurti do të takohet sot sërish me Hamzën, por kreu i PDK-së e mohoi këtë, ndërsa po hynte në Kuvend për një mbledhje të grupit parlamentar të kësaj partie, ku do të diskutohet çështja e Presidentit.
“Jo, nuk kam ftesë”, iu përgjigj Hamza pyetjes së një gazetareje.
Ata zhvilluan një takim të shtunën, pas të cilit Hamza tha në një konferencë për media se i kishte bërë Kurtit një “ofertë të fundit”, që president të zgjidhet dikush që propozohet nga partia e tij.
Këtë e përmendi edhe sot, por shtoi se kandidati i propozuar nuk duhet të jetë detyrimisht një anëtar i PDK-së.