Hamza: Nga shtatori e deri më sot kam pushuar vetëm një ditë, pres rezultat jashtëzakonisht të mirë për PDK-në

Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga PDK thotë se pret rezultat jashtëzakonisht të mirë për PDK-në në zgjedhjet e nesërme. Sipas tij në fushatë ka pasur pjesëmarrje të madhe për PDK-në, teksa shton se që nga 2 shtatori ka pushuar vetëm një ditë. “Ne fushatën edhe këtë proces e kemi nis shumë moti. Mua po…

Lajme

08/02/2025 22:17

Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga PDK thotë se pret rezultat jashtëzakonisht të mirë për PDK-në në zgjedhjet e nesërme.

Sipas tij në fushatë ka pasur pjesëmarrje të madhe për PDK-në, teksa shton se që nga 2 shtatori ka pushuar vetëm një ditë.

“Ne fushatën edhe këtë proces e kemi nis shumë moti. Mua po më bëhen afërsisht 1 vjet prej zyrtarizimit të kandidaturës, kam punu shumë gjatë dhe prej datës 2 shtator deri më sonte e kam pasë veç një ditë pushim, në ditën e parë të Vitit të Ri. Ka qenë një fushatë energjike, me pjesëmarrje të madhe dhe unë jam i bindur në bazë të kësaj që kam pa dhe sonte në tubimin e mrekullueshëm përmbyllës, unë pres rezultat jashtëzakonisht të mirë për Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Hamza në Debat Plus të Dukagjinit.